Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, nga fqinji i tij në Fier, për analistin Frrok Çupi është një bombë për Shqipërinë.

Në një lidhje për emisionin “Breaking” në Top News, Çupi u shpreh se kjo ngjarje ka ndryshuar historinë tonë në sensin sesi duhet të qasemi ndaj ligjit.

Çupi deklaroi se nëse nuk e realizon politika, atëherë realizohet vetëvetiu, si një tendencë për të shkuar drejt drejtësisë parapolitike.

“Është një bombë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo ndryshon historinë tonë. Sot ndryshon historia jonë qytetarë dhe kombëtare, në sensin sesi duhet të qasemi ndaj ligjit. Duhet një qasje tjetër ndaj drejtësisë. Nëse nuk e realizon politika, atëherë realizohet vetëvetiu, si një tendencë për të shkuar drejt drejtësisë parapolitike. Me këtë djalin e vogël ndryshoi drejtësia jonë. Ka ardhur koha për të ndryshuar. Ky tërmet dhe do masa prej tërmeti. Sot gjithë Shqipëria duhet të ishte në Fier”, tha Frrok Çupi në “Breaking.