“Kryetari i opozitës filloi fjalën me respektimin e etikës dhe në fjalën e tij dhe atë që e parapriu përmend fjalën kriminel, psikik, jeni bërë për pavijone, mendje perverse, etj. O po bën këtu një surrogat të foltores dhe nuk di ç’të thotë.
Tani, unë nuk para i besoj ‘Foltores’, edhe pse e ndjek të them të drejtën, por meqënëse përmende shkollat në perëndim, po të them se ndoshta ajo që ke studiuar në perëndim po sillesh si në Korenë e Veriut, nuk po më duket shumë e çuditshme sot këtu, sepse e njihni mirë njëri-tjetrit.
Niçja thoshte mos shiko shumë gjatë në abis se abisi të shikon mbrapsht në fytyrë. Si duket ti ke qenë shumë kohë aty në abis e tani nuk shkëputesh dot. Duke qenë se të foltores janë llumi e ne psikikë. Vetëm Ju jeni dorë jashtë, kur them kështu e kam fjalën për Ju personalisht, duhet të dini që nuk mund të jesh kokë e këmbë brenda dhe dy gishta jashtë, ajo nuk quhet jashtë, quhet kokë e këmbë brenda”, tha Spiropali.