Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në këtë takim, Spiropali dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar theksuan rëndësinë e forcimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy qeverive dhe parlamenteve.

“Diskutuam me ambasadorin mbi situatën politike, vitalitetin dhe forcimin e demokracisë parlamentare, planet për konsultime publike për ligje të rëndësishme, veçanërisht për median, mjedisin, rininë dhe prioritetet e tjera, si dhe rëndësinë e forcimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy qeverive dhe parlamenteve tona për njohje dhe përfitime reciproke për popujt tanë”, tha Spiropali.