Popullariteti i TikTok dhe videove me metrazh të shkurtër ka bërë që shumë prej konkurrentëve të kopjojnë prej rrjetit më ri social.
Instagram, Snapchat, YouTube e deri te Netflix kanë adoptuar një kohështrirje të ngjashme me të TikTok.
Tashmë këtij grupi kopjuesish po i bashkohet edhe Spotify i cili konfirmoi testimin e një funksionaliteti të ri në aplikacion që e quan Discover. Është një kohështrirje vertikale videosh muzikore ku përdoruesit mund të shfletojnë.
Ata përdorues që e kanë marrë tashmë këtë veçori shohin një tab të katërt në panelin fundor të navigimit të aplikacionit Spotify, mes tabeve Home dhe Search.
Ende testimi është në faza të hershme dhe ekziston gjasat që të mos mbërrijë kurrë në aplikacionin kryesor. Kujtojmë se Spotify ka testuar me një funksionalitet të ngjashëm të historive të Snapchat por që kurrë nuk u materializua.