Reperi i njohur Arkimed Lushaj ka humbur gjyshin e tij, Ali Mulaj. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë reperi në ‘instastory’ aty ku i shpreh fjalët më të ndjera për humbjen e tij, duke i thënë faleminderit për shumëçka dhe për faktin se e rriti.
“Ali Mulaj të kam jetën borxh shpirti im, ti qofsh i xhenetit gjyshi im më ke këput zemrën. Faleminderit që më rrite, faleminderit që më ngjite emrin Arkimed. Faleminderit gjysh për cdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhanë për mu. Gjysh ti ishe balsami shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën prehu në paqe gjysh”-shkruan këngëtari në rrjetet sociale.