Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i ftuar në hapjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, (në të cilën shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua me çmimin “Ordre de la Pleiade, de la Francophonie et du dialogue de cultures”), ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.
Por, ndryshe nga herët e tjera, Veliaj na habiti jo pak kur zgjodhi që t’u drejtohej parlamentarëve frankofonë në gjuhën frënge.
“Me këtë rast, kalova edhe provën time të parë të një fjalimi në frëngjisht, ndaj mund të më numëroni edhe mua në rradhën e frankofonëve të rinj”, tha Veliaj në fund të fjalës, duke marrë edhe duartrokitjet e të pranishmëve.
“Siç më njoftuan më herët, ju keni një vit që po ushtroni frëngjishten dhe sot ushtrimi juaj doli shkëlqyeshëm! Unë e flas shumë më keq shqipen. Faleminderit që na pritët në qytetin tuaj të bukur”, miratoi menjëherë Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jean-Charles Luperto.
Në disa intervista të mëhershme televizive, kryebashkiaku ka pohuar se prej një viti merr mësime në frëngjisht e me sa duket, provën e parë e ka kaluar me shumë sukses, jo pak, por përpara parlamentarëve frankofonë.
Ishte kënaqësi e veçantë të mikprisnim në Tiranë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë @APFfrancophonie ??❤️??
Mezi pres ta çojmë më tej bashkëpunimin gjatë 2022 kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe janë parashikuar mbi 1,000 aktivitete! #EYC2022? pic.twitter.com/HUNb7EqRHw
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) November 27, 2021