Dyshimet se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë nisur të flirtojnë me njëri-tjetrin rriten dita-ditës. Madje ka pasur shumë komente që thonin se dalja e Semit do t’i afrojë më shumë aktorin dhe këngëtaren.
Ditën e djeshme, Donaldi dhe Beatrix janë larë bashkë në dush. Ajo i kërkoi Donaldit ta ndihmonte për t’i prerë llastikun që kishte tek flokët. Donaldi nuk nguroi ta ndihmonte dhe kjo skenë ka nxitur reagimet e banoreve të tjera që ishin të pranishëm.
Në një moment dëgjohet Beniada që thotë: “Plasi dashuria në dush.” Por për të gjitha këto, nuk ka asnjë reagim nga Donald dhe Beatrix.Megjithëatë, po të kujtojmë puntatën kur Bora Zemani hyri në Big Brother për të folur me Semin, dhe u takua dhe me Donaldin, pati shumë reagime pozitive ku dhe vetë Beatrix ishte pjesë. Ajo shkruante: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë. I çmenda komshit duke bërtit. Love you zemër”.
Mbetet për tu parë nëse Beatrix dhe Donald do të mbeten vetëm miq të mirë apo do të lindë diçka më shumë gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP.