Përfaqësuesit e Spotify thonë se Swift theu dy rekorde të premten, ditën që doli “Red (Versioni Taylor)”.

Njëri është rekordi për albumin më të dëgjuar ne një ditë nga një femër në historinë e Spotify.
“Red (Versioni i Taylor)” e arriti këtë duke marrë mbi 90.8 milionë ‘streams’ në ditën e parë.

Rekordi tjetër i Spotify i thyer nga Swift ishte ai për femrat më të degjuara në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Ajo e bëri këtë me më shumë se 122.9 milionë streams të premten.

Kjo do të thotë se rreth një e katërta e pothuajse 123 milionë streams që Swift mori të premten ishin për albume të tjera përveç “Red (Versioni Taylor).” Meqenëse publikimi i ri zgjat më shumë se dy orë, është një mister se si fansat patën kohë të qëndronin në telefon për çdo gjë tjetër, por ata e bënë.

Natyrisht, Swift është ndryshe nga shumica e artistëve në ruajtjen e një prezence të fortë shitjesh dhe vlerësimet e shitjeve nuk kanë ardhur ende për versionet me dy CD ose katër LP të “Red (Versioni Taylor).”

Swift ndihmoi arritjen e rekordit dhe me paraqitjen e njëpasnjëshme në shfaqjet e Jimmy Fallon dhe Seth Meyer të enjten. Promovimi vazhdon këtë fundjavë me një paraqitje në “Saturday Night Live”, ku ajo pritet të performojë nj versionin 10-minutësh të ri të preferuar të fansave “All Too Well”.