Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në nder të festës së Pavarësisë dhe Çlirimit.

Kryetari i PD vuri një kurorë me lule në memorial ndërsa tha se shqiptarët u përulen me mirënjohje të thellë heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë.

Basha duket se po vijon traditën e Sali Berishës, që nuk e njeh 29 nëntorin 1944 si ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, por njeh datën 28.

Në pamjet e shpërndara nga regjia e PD-së sot, Basha duket i shoqëruar nga i gjithë grupimi anti-Berishë, por të gjithë në rresht për një, për datën e Çlirimit që shpiku Berisha.

/javanews/a.rada