Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se e mbështesin fort Fifin dhe janë me të.
Tre djemtë së bashku me këngëtaren njihen prej kohësh për miqësinë e tyre dhe për bashkëpunimet e suksesshme i kanë ofruar publikut.
Kantautori i njohur bëri një ditë më parë një postim në “Intagram”, ku shprehu haptas se e mbështet kolegen dhe miken e tij.
“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb” Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…”, shkruan Flori teksa ka publikuar një video ku Fifi shfaqet duke kënduar një këngë të krijuar brenda shtëpisë së BB VIP.
Nga ana tjetër, Klajdi shkruan: “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë ,por edhe një njeri të mirë ,ty Fifula @fifi.official.fr ??
Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë…”.