Roma është një ekip jo i kompletuar. Mourinho u detyrua të luante me të njëjtin ekip në katër ndeshje radhazi. I njëjti formacion doli në fushë nga minuta e parë kundër Juventusit, Napolit, Cagliarit dhe Milanit. Përforcimet e mbërritura në verë deri tani kanë pasur pak ndikim. Abraham dhe Shomurodov kanë shënuar pesë gola të dy.
Sulmi duket në telashe, por Mourinho nuk është i gatshëm të ndryshojë. Deri tani, i vetmi që ka shpëtuar nga kritikat ka qenë Rui Patricio. Reynolds mbërriti janarin e kaluar, një tjetër dështim. Një lojtar i ri që duhet të fitojë përvojë dhe që mund të huazohet në merkaton dimërore, përpara se të jepet gjykimi përfundimtar mbi të. Tiago Pinto shpreson ta përmirësojë ekipin në janar.
Investimet do të jenë të synuara, por për t’ia dalë mbanë duhet të ketë edhe disa shitje. Mourinho pret ndërhyrje të rëndësishme në merkato, sepse Roma rrezikon të qëndrojë sërish jashtë Champions-it vitin e ardhshëm. Friedkinët e dinë këtë dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë. Ceballos, Zakaria, Pedersen dhe Nacho janë objektivat kryesore për forcimin e mesfushës dhe mbrojtjes.
Në ditët në vijim, Tiago Pinto mund të udhëtojë drejt Londrës për një seri takimesh me emisarët e tregut. Drejtori i përgjithshëm po punon për të përmirësuar skuadrën. Po ashtu, pëlqehen Loftus-Cheek i Chelsea dhe Winks i Tottenham për mesfushëN. Ndërsa për mbrojtjen monitorohet situata e Rüdiger, i cili në qershor lirohet nga Chelsea dhe ka shumë oferta.