Ka tensione mes Paris Saint-Germainit dhe Gianluigi Donnarummas dhe tani për tani, menaxheri Mino Raiola është fituesi i vetëm në kalimin e italianit në Paris, sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport.
Donnarumma iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në verë, pasi ishte larguar nga Milani.
Por 22-vjeçari ka dështuar ta zërë vendin e titullarit në portën parisiene.
Ish-numri një i Milanit i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje për PSG-në në të gjitha garat deri tani këtë sezon dhe së fundmi e ka pranuar se rivaliteti me portierin tjetër Keylo Navas e shqetëson.
“Nuk ka ndonjë ndikim në paraqitjet e mia, por më shqetëson. Nuk është e lehtë, sepse jam mësuar të luajë titullar vazhdimisht dhe nganjëherë lëndohem kur mbes në stol”, kishte thënë Donnarumma javën e kaluar.
E përditshmja italiane i analizoi tre muajt e parë të Donnarummas në Paris, duke shkruar se menaxheri i tij Raiola është i vetmi fitues i marrëveshjes për kalimin e 22-vjeçarit nga Milani në Paris, pas Euro 2020.
Thuhet se ka tensione mes italianit dhe klubit, pasi Donnarumma priste të ishte titullar i padiskutueshëm në portën parisiene.
Ai ndihet i palumtur që shpesh i duhet ta shikojë Navasin në portë dhe vetë të qëndrojë në stol.