Klubi anglez ka hequr dorë nga ylli belg dhe e preferon më shumë ish-futbollistin e tij. Të dy lojtarët po shkojnë drejt fundit të eksperiencës në Real Madrid
Tottenhami e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Eden Hazardit.
Klubi anglez e preferon më shumë rikthimin e Gareth Balet. Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.Real Madridi ia ka ofruar të dy lojtarët klubit anglez, i cili në fund do të zgjedhë vetë se cilin do ta transferojë.
Trajneri i ri, Antonio Conte e njeh mirë Hazardin, me të cilin kishte punuar në Chelsea.
Por, trajneri italian e preferon më shumë Balen, të cilit do t’i skadojë kontrata me “Los Blancos” në fund të sezonit. Pra, ai dëshiron ta marrë një lojtar me më pak para, e i cili e njeh mirë ambientin tek Spurs, ku ka luajtur për disa vite.