Napoli do ta kujtojë Diego Armando Maradonën në nëntor, në ndeshjet kundër Veronës, Interit dhe Lazios, me një fanellë festive të firmosur nga EA7. Ja shënimi i Napolit me këtë rast, teksa do të përkujtojë idhullin dhe legjendën e vet me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta:

“Një vit pas vd ekjes së tij, Napoli e nderon kështu kampionin e madh, simbolin e një epoke dhe ikonën e padiskutueshme të futbollit botëror, duke i kushtuar atij fanellën e veçantë, të krijuar posaçërisht. Grafika me fytyrën e stilizuar të Maradonës, e mbivendosur në gjurmën e gishtit, përfaqëson gjithashtu dëshirën e klubit për të përcjellë trashëgiminë e legjendës argjentinase te brezat e rinj në qytetin napolitan.

Fanella Maradona do të prodhohet në tri variante ngjyrash, një seri e kufizuar prej 1926 kopjesh për secilën ngjyrë. Ajo do të shitet në dyqanin virtual të SSC Napoli, në dyqanin e Amazon, në dyqanin zyrtar të SSCN dhe në një rrjet të përzgjedhur rishitësish. Versioni i përdorur në ndeshjen Napoli-Verona do të jetë i disponueshëm duke filluar nga data 7 nëntor. Një pjesë e të ardhurave nga shitjet do të ndahen për iniciativat sociale bamirëse që klubi po identifikon”.