Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video e publikuar nga “Afterparty.al”, ku Bashkimi shihej shumë i afërt me një vajzë të panjohur për publikun.
Këtë të Hënë në “Përputhen” konkurrenti u pyet rreth videos në fjalë. Ai sqaroi se nuk e njeh vajzën, pasi ishte thjesht një fanse që i ishte afruar në klub.
“Ka qenë një club në Tiranë. Në tavolinën ngjitur ishin disa goca që e ndiqnin “Përputhen” e më pyetën rreth programit e gjëra. Kjo ishte në fund të natës, para se të ikte një puthje në faqe ia kam dhënë po kaq. As nuk e njoh, as nuk kam lidhje me të”, u shpreh Bashkimi.