Pak kohë më parë Luana deklaroi largimin nga televizioni Top Channel, ku e kemi parë që në fillimet e karrierës së saj. Së fundmi mediat shkruanin se Luana po merr oferta të shumta pune dhe mes tyre për drejtimin e një emisioni në Kosovë.
Sipas Express Rozë moderatorja ka marrë një ofertë marramendëse në shumën e 20 mijë eurove në muaj vetëm për moderimin e këtij programi.
Një reagim ka ardhur nga vetë Luana në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Moderatorja ka postuar foto pranë një xhupi “Louis Vuitton” dhe shkruan: “Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja”.
Luana duket se ka përdorur këtë metaforë si reagim për lajmet e fundit, pasi LV janë inicialet e saj, Luana Vjollca, të cilat ajo i përdor shpesh.
Ndërsa në fotografinë e këngëtares Kida, duke shkëmbyer komente, kur e pyesin pse ike, moderatorja shprehet se tani e ka zor me vendos.