Vajza e reperit Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha, Poem Blu ka shfaqur probleme nga ana shëndetësore.
Ka qenë vetë Sara ajo që ka postuar një fotografi, në story-n e saj në Instagram, ku vogëlushja shfaqet me maskë aerosol, e cila përdoret enkas për fëmijët e vegjël në këto raste.
“Nuk është më aq e frikshme”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku Poem duket mjaft e lodhur por që nuk ka diçka për tu frikësuar.