Kryebashkiaku Erion Veliaj është pritur në një takim të veçantë në Londër nga Kryetari i Bashkisë Sadik Khan. Në postimin e tij në twitter, Veliaj thekson se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në të gjithë fushat e jetës në Londër. Vitin e ardhshëm pritet që dhe kryebashkiaku Sadik Khan të vizitojë Tiranën, që në 2022 do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan – një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë – Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv. Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj.