Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uruar 77-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se sot është dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
“Gëzuar 17 Nëntorin – 77 vjetorin e çlirimit të Tiranës.
Sot është dita e Lirisë – dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit, duke qëndruar të bashkuar ? e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”, shkruan Veliaj.
Për përkujtimin e kësaj dite, në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh të ndryshme.