Belenses është mundur në shtëpi nga Benfica.
Rezultati final ka qenë 7-0, me të shtatë golat që janë shënuar në 45 minutat e para.
Megjithatë, humbja e thellë bëhet më e kuptueshme kur mësohet se ekipi vendas nuk ka patur në dispozicion 17 lojtarë të infektuar me Covid dhe ka qenë e detyruar të hedhë në fushë 9 lojtarë dhe dy portierë.
Sfida është hapur nga një autogol i Kau, më pas kanë ardhur golat e Seferovic (dygolësh), Weigl dhe Nunez (tregolësh).