Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpetoi. Vogëlushi êshtë në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Tiranës.
Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament mori flakë.
Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord. Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.
Aktualisht po monitorohet situata nga sherbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.