Disa ditë me diell dhe det për të rizbuluar qetësinë, çka çiftit i mungonte prej disa javësh. Në fakt, Mauro Icardi dhe Wanda Nara përfituan nga ndalesa e kampionateve për shkak të kualifikueseve të kombëtareve për t’u kënaqur me relaksin në Dubai.

Tani është koha që të dy t’i rikthehen jetës së përditshme. Në fakt showgirl-i ka shkruar në Instagram: “Pas 4 ditësh të paharrueshme, le të kthehemi në shtëpi… Na presin 5 njerëzit më të rëndësishëm të jetës sonë”.