Çifti i shumëpërfolur Wanda-Icardi pësoi një goditje të rëndë pak kohë më parë, pasi pikërisht partnerja dhe agjentja e yllit të PSG-së zbuloi se ai e kishte tradhëtuar.
Një gjë e tillë e pranuar publikisht nga Mauro dhe nga aktorja China Suarez, e u duk se divorci ishte i pashmangshëm.
Por me kalimin e ditëve, ndjesën i Icardit dhe premtimet e tij, Wanda vendosi që të mos e shkatërrote familjen dhe ta falte.
Së fundmi modelja argentinase ka zbuluar se bashkëshorti i saj i ka thënë se nesë do ndahej nga Wanda do tërhiqej nga futbolli dhe se ajo e beson verbërisht atë.
“Icardi më tha se nëse ndaheshim do të tërhiqej nga futbolli. China? Ishte gabimi i jetës së tij. Unë besoj në keqardhjen e tij dhe i besoj verbërisht Mauros. Unë kurrë nuk do të isha me një burrë për para,” është shprehur modelja.