Rrjeti social i mesazheve WhatsApp do të bllokohet sot më 1 Nëntor përfundimisht në disa iPhone dhe celularë android. Çdo përdorues që preket nga mbyllja e WhatsApp, do të duhet që të përditësojë sistemin operativ për të pasur sërish në përdorim rrjetin e mesazheve, ose të blejë telefon të ri.
Më shumë se në 50 modele të ndryshme celularësh pritet që të mos funksionojë WhatsApp. Për përdoruesit e Android, do të duhet të përdorin sistemin operativ 4.1 e më të ri nëse dëshirojnë të përdorin WhatsApp. Ndërsa për përdoruesit e iPhone do të duhet të kenë sistemin IOS10 ose më të ri. Shumë telefona të njohur që janë ende në përdorim, si Samsung Galaxy S3 dhe Huawei Ascend Mate nuk do të kenë më mundësi të përdorin WhatsApp. Ndërsa për Apple, aksesin në këtë rrjet social do ta humbasë iPhone 4 por edhe modelet më të vjetër.
Gjithashtu, WhatsApp nuk do të funksionojë as në modelet iPhone 6S, iPhone 6S Plus ose iPhone SE 2016 nëse nuk i keni përditësuar me sistemin më të fundit operativ.