Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar sot për 109-vjetorin e Pavarësisë.
Me këngën “Për ty atdhe” në sfond, ministrja Xhaçka ka publikuar një video ku në mënyrë kronologjike paraqiten disa nga momentet më historike të arritjeve të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
“109 vjet pavarësi! Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri”, shprehet Xhaçka.