Transferta në Stamford Bridge ka qenë një katastrofë për Juventus-in: një 4-0 që mund të ketë pasoja. Drejtuesit e bardhezinjve duhet të ngrenë nivelin e ekipit në sesionet e ardhshme të merkatos dhe një rast i madh mund të vijë nga Bavaria.
Sipas Sport.de, Serge Gnabry duket se nuk është i lumtur me vendimin e Bayern Munich për t’i shkurtuar rrogën sepse nuk është i vaksinuar dhe mund të vendosë të ndërmarrë një rrugë të re. Sulmuesi gjerman i krahut ka treguar se është një lojtar i madh, i aftë të vendosë ndeshje të rëndësishme dhe në skenat më të rëndësishme të Europës.
Edhe për shkak të moshës 26 vjeç, Gnabry do të ishte një super goditje në merkato.
Bayern e ka fiksuar në 60 milionë euro çmimin e kartonit të tij: shumë, por jo dhe aq duke marrë parasysh nivelin e lojtarit. Situata e tij po ndiqet edhe nga klube të tjerë të mëdhenj si Real Madrid dhe Liverpool.