Gazetari Mero Baze ka ironizuar deklaratën e Sali Berishës, sipas të cilit, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka mbajtur të fshehtë dosjen amerikane të Lulzim Bashës, për ta shantazhuar atë.

“Sali Berisha thotë se dosja e Bashës për lidhjet me paratë ruse, erdhi në Tiranë nga SHBA, por ambasadorja Yuri Kim e mbajti në sirtar për ti bërë shantazh Bashës.

D.m.th ky njeri çdo gjë të ndyrë që ka bërë vetë gjithë jetën mendon se e bën gjithkush kundër tij, duke u përpjekur të bëj qesharak shtetin amerikan, si shtetin kur ky fuste e nxirrte nga burgu kë të donte”, shkruan Baze.