Rikthimi i Dani Alves në Barcelonë u bë i mundur edhe falë kërkesave të ulëta ekonomike të brazilianit, përveç miratimit të trajnerit Xavi.
Siç raportohet nga La Vanguardia, ish-mbrojtësi i Juventus dhe Paris Saint-Germain do të marrë pagën më të ulët në La Liga (duke përjashtuar lojtarët e sektorit të të rinjve), dhe padyshim të gjithë ekipit Blaugrana.
Konkretisht, paga do të jetë “vetëm” 155 mijë euro në vit…
Madje, braziliani kishte rene dakord te paguhej edhe per shumen simbolike 1 Euro ne muaj, por nuk ishte e mundur, pasi rregullorja parashikon qe lojtaret te paguhen sipas kontributeve te tyre dhe ne kete rast, duke pare kontributet nder vite te Alves, paga e tij nuk mund te jete me e ulet se sa 155 mije euro ne vit, qe jane gati 13 mije euro ne muaj!