Zvicra ka miratuar dozën e tretë për personat mbi 16 vjeç, me qëllim rritjen e mëtejshme të imunitetit të popullatës. Me valën e katërt në rritje në Zvicër, Swissmedic njoftoi të martën se kishte miratuar dozën e tretë për të gjithë qytetarët mbi moshën 16 vjeç, ndërsa shumica e vendeve kanë miratuar dozën e tretë për personat mbi 18 vjeç.
Përveç kësaj, vendi miratoi administrimin e dozës së tretë për individët me rre zik të lartë të moshës mbi 12 vjeç. Zvicra ka regjistruar 951,479 raste dhe 11,423 viktima që nga fillimi i pandemisë.