Humbja e turpshme e Barcelonës në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut të mërkurën në mbrëmje është e 10-ta goditje që ky ekip e ka marrë në këtë garë në katër vite. Ardhja Xavi Hernandezit kishte për qëllim të sinjalizonte një epokë të re për Blaugranan, por në Bavari pamë një Barcelonë të njëjtë, me katalunasit që nuk dukeshin as për së afërmi klub elitar para gjermanëve.
Por, është e padrejtë që menjëherë për këtë t’i tregohet dera Xavit, duke pasur parasysh se sa larg datojnë problemet e këtij klubi.
Filloi kundër PSG E para nga këto 10 goditje për Barcelonën filloi më 2017 në Parc des Princes kundër Paris Saint-Germain. Humbja 4-0 dukej më shumë si një aksident, duke pasur parasysh se ajo i ndodhi skuadrës së Luis Enriques e ku ai kishte në skuadër lojtarë si Lionel Messi, Neymar dhe Andres Iniesta. Por, fitorja 6-1 në Camp Nou sigurisht që mbuloi të qarat që parisienët ia kishin shkaktuar atyre në ndeshjen e parë.
Por, kjo ishte një shenjë se fundi i një epoke po vije dhe humbja 3-0 nga Juventusi tri javë më vonë e konfirmoi këtë, ashtu si largimet e Luis Enrique dhe Neymar. Rezultatet e turpshme në Europë u shpeshtuan në sezonet në vijim me eliminimin nga Roma me rezultat 3-0 në Itali më 2018 e cila u përcoll mandej me humbjen në Liverpool me rezultat 4-0.
Por humbja më poshtëruese për këtë ekip erdhi nga Bayerni më 2020 ku Barcelona u deklasua me rezultat 8-2 – i cili bëri që Messi të dërgoi burofaksin e njohur ku kërkonte largim nga skuadra.
Maestro i vogël qëndroi në skuadër por rezultatet e turpshme vazhduan, si humbja 3-0 kundër Juventusit e përcjell me humbjen 4-1 ndaj PSG-së. Si rezultat, me problemet financiare të klubit që tashmë i dinë të gjithë, humbjet e radhës këtë sezon kanë qenë të pritura, po jo më pak të dhimbshme sidomos humbjet 3-0 ndaj Bayernit dhe Benfikës. Humbja e fundit shënon humbjen e 10 të turpshme dhe tani Barcelona do të luajë në Europa Ligë pasi që dështoi për ta kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kjo nuk ishte diçka që dikush mund ta imagjinonte më 2017, por kjo është periudha më e vështirë në historinë e fundit për Barcelonën – dhe do të duhet kohë derisa ata të kthehen. Xavi dhe Joan Laporta e kanë përfunduar punën e tyre.