Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Erion Braçe u shpreh sot se pas 9 ditësh me reshje të mëdha është rikthyer normaliteti në lumenjtë Seman dhe Shkumbin.

“Qetësia pas furtunës! Semani e Shkumbini në shtrat e metra poshtë! Diell e normalitet pas 9 ditësh me reshje të mëdha!”, theksoi Braçe në një reagim, teksa publikoi edhe disa foto nga situata në këto lumenj.

Braçe shtoi se, “argjinaturat mbajtën! Mbajtën edhe pritat që bëmë vjet në Seman, në Zhelizhan e Mazhaj; mbrojtën argjinaturat dhe tokën e tyre. Shihini sot se dje i kishte mbuluar lumi!”.

“Ky është normaliteti i ri, imponuar nga dëmet kolosale që i kemi bërë natyrës, mjedisit, luginave e shtretërve të lumenjve”, theksoi Braçe.