Sot gjatë puntatë së ‘Për’puthen’, Arjani nuk i ndali komplimentet ndaj Borës në fillim të emisionit. Pasi ajo e përshëndeti, ai i shprehu gjithë dashamirësinë si rrallë herë më parë. “Je bërë shumë elegante sot me këtë veshje. Të shkon shumë dhe në këto ditë që janë me atmosferë të zymtë, që ka filluar i ftohti, që është si shi, kanë filluar gripërat, ti rrofsh që na jep energji pozitive. Të kemi prezantuesen më të mirë në Shqipëri. Një duartrokitje të fortë.”,- Arjani.

Bora e falenderoi shumë. Kujtojmë se edhe Olsa Muhameti, autorja e Për’puthen e mbështeti Borën. Edhe pse nuk përmend Donaldin, duket se pas postimit të saj fshihet një mesazh për të. “Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, shkruan ajo në Instastory.

Në një postim tjetër ajo duket se mbështet Borën, edhe pse nuk e përmend në emër. “Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja”, shkruan Olsa. Bora Zemani ende nuk ka bërë asnjë reagim për atë që po ndodh mes Donaldit dhe Beatrix në shtëpinë e Big Brother Vip. Më herët ajo e kishte shprehur publikisht se do e priste Donaldin kur të dilte nga shtëpia, por gjërat kanë marrë një kthesë tjetër. Donaldi e ka shfaqur hapur pëlqimin që ka për Beatrix Ramosajn dhe kjo e fundit duket se ndan të njëjtat ndjenja.