Ish-nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Adi Qose do të mbajë postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Elbasan. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Qose ka shkruar se ndërtimi i Automotoparkut të parë në Ballkan është sfidë e madhe e DPSHTRR dhe Qeverisë Shqiptare, të cilës është i bindur që do ia dalë.

Adi Qose ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Elbasanit duke qenë në krah të kryetarit Gledian Llatja.

Reagimi i plotë: Nga sot nis një sfidë e re në drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor për Qarkun Elbasan! Një përgjegjësi e madhe, por edhe një privilegj për faktin se do vijoj të jem në shërbim të qytetarëve.
Gjej rastin të falenderoj drejtorin e përgjithshëm Blendi Gonxhja për besimin e duke qenë i qartë për sfidat që na presin, jam bindur se do japim për qytetarët më të mirën!
Jam i vetëdijshëm se ndërtimi i Automotoparkut të parë në Ballkan është sfidë e madhe e DPSHTRR dhe Qeverisë Shqiptare, të cilës jam i bindur që do ia dalim të gjithë bashkë duke ju bashkuar dhe projektit të #lungofiumes nga Bashkia Elbasan të cilin qytetarët tanë dhe jo vetëm e presin me padurim.
Faleminderit paraardhësit tim Arturit për punën e bërë deri më sot dhe natyrisht ekipit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor për Qarkun Elbasan për mikpritjen. ??