Donaldi dhe Beatrix kanë biseduar për sherrin e bujshëm që banori pati të martën me Arjolën duke e quajtur “dyfytyrëshe”. Sipas Donaldit Arjola e meriton këtë term ndërsa Beatrix u shpreh e zhgënjyer nga aktorja.
“Një herë po na mbështet pastaj herë tjetër është e kundërta”, tha Beatrix.
“Ajo termin dyftyrëshe e meriton tamam. Më duket se këtu janë disa njerëz si të jenë në intervistë, janë në një intervistë shumë të gjatë, mesazhet nuk jepen me fjalë, jepen me vepra”, tha Donaldi.