Arjan Konomi dhe Mevlan Shaba vazhdojnë të mbajnë shoqëri me njëri-tjetrin edhe pas largimit të konkurrentit nga “Përputhen”. Së fundmi ata zhvilluan një video live në TikTok me një tjetër ish-konkurrent dhe gjatë bisedës, ndjekësit po i kërkonin Arjanit të tregonte ndonjë histori me Mevlanin.
Me këtë rast Arjani tregoi se Mevlani një natë ka fjetur në shtëpinë e tij me një nga vajzat e “Përputhen”.
“Më merr në celular, më thotë a je në shtëpi, jam i them, më vjen te shtëpia dhe pas dy minutash bie prap zilja dhe kur shoh unë ishte një nga ato të Për’puthen: Po ti moj i thashë çfarë do këtu? Jam me Mevlanin tha ajo. Hajt i thashë më dilni përjashta, mu futën me zor në shtëpi të dy. Me njërën nga ato ‘nuset’, nuk e tregojmë. Erdhën në shtëpi dhe nuk dilnin më, i thashë unë tani duhet të ikni, po s’ma mbante dhe nga ajo se ishte shumë e fuqishme (qesh). Po kështu bën ky pa të lajmëruar”, tregoi Arjani.
Mevlani ndërkohë i tha: Ja te ky divan.