Sipas policisë austriake, rreth 30 000 qytetarë përkujtuan viktimat e koronavirusit, me një ”det” qirinjsh mbrëmjen e djeshme në Vjenë.
Gjatë një grumbullimi në qendër të qytetit, që zgjati rreth 10 minuta, pjesëmarrësit sollën qirinj dhe llamba si dhe ndezën dritat e celularëve.
Manifestimi, që u zhvillua nën moton #YesWeCare, u mbështet nga disa dhjetëra organizata sindikatash, shoqata mjekësore dhe komunitete fetare.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen shprehu gjithashtu solidaritetin e tij.
Më shumë se 13 000 persona kanë vdekur nga ose me Covid-19 deri tani në Austri.