Disa ditë para përfundimit të bllokimit më të fundit të koronavirusit në Austri, qeveritë federale të landeve po planifikojnë rrugën që do të ndjekin.
Kancelari i ri austriak, Karl Nehammer deklaroi se shtetrrethimi do të përfundojë siç ishte planifikuar për të gjithë personat e vaksinuar dhe të shëruar, më 13 dhjetor.
Megjithatë, kushtet në të cilat dyqanet mund të rihapen ende nuk janë përcaktuar.
Qeveria është e kujdesshme të mos krijojë dallime rajonale.
Vjena, për shembull, ka raportuar tashmë se hotelet dhe restorantet e kryeqytetit nuk do të mund të rihapen deri më 20 dhjetor.
Për të pavaksinuarit, bllokada vijon të zbatohet pa afat në shkallë vendi.
Falë reduktimit të kontakteve sociale, incidenca në shtatëditore është përgjysmuar në rreth 535 raste të reja për 100 000 banorë.
Mbetet e lartë zënia e shtretërve spitalorë nga pacientët me Covid-19.