Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi nga Washingtoni se SHBA mbështesin fuqimisht rrugën europiane të Shqipërisë.
Balla në një prononcim pas Forumit Prlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë deklaroi se takimi ishte një mundësi e mirë edhe për të ndarë eksperiencat më të mira, ku natyrshëm SHBA janë një model, tek i cili mund të referohemi, por dhe për të intensifikuar kontaktet e drejtpërdrejta pas një ndërprerjeje për shkak edhe të pandemisë me anëtarët e Kongresit, qofshin ata të Dhomës së Përfaqësuesëve apo Senatit.
Sipas Ballës marrëdhëniet shumë të mira që Shqipëria ka me SHBA në planin politik dhe diplomatik duhet të shoqërohen dhe me një partneritet më të fortë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongrsit amerikan.
Prononcimi i plotë i Taulant Ballës:
Forumi Parlamentar i Washingtonit për Inteligjencën dhe Sigurinë ishte një mundësi e mirë për të intensifikuar kontaktet me anëtarë të Kongresit amerikan, qofshin të Dhomës së Përfaqësuesëve, qofshin të Senatit, por edhe me parlamentarë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuuar mbi sfida të përbashkëta të sigurisë, ku ndër to do të theksoja sfida që lidhen me sulme kibernetike, sfida që lidhen me qasje ndaj aseteve digjitale, kriptomonedhave, sifida për luftën kundër pastrimit të parave, por dhe çështje që lidhen me trafiqet.
Ky forum ishte një mundësi e mirë edhe për të ndarë eksperiencat më të mira, ku natyrshëm SHBA janë një model, tek i cili mund të referohemi, por dhe për të intensifikuar kontaktet e drejtpërdrejta pas një ndërprerjeje për shkak edhe të pandemisë me anëtarët e Kongresit, qofshin ata të Dhomës së Përfaqësuesëve apo Senatit.
Dua të vlerësoj rëndësinë e ngritjes në një shkallë tjetër të partneritetit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit amerikan. Marrëdhëniet shumë të mira që ne kemi me SHBA në planin politik dhe diplomatik duhet ti shoqërojmë tashmë dhe me një partneritet më të fortë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongrsit amerikan.
Jam shumë krenar që Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe strategjik i SHBA-së në sfidat e përbashkëta. Kam marrë gjithashtu një sërë falenderimesh nga një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Kongresit për mikpritjen e popullit shqiptar ndaj popullit afgan, pas rënies së Kabulit dhe Afganistanit në duart e Talebanëve.
Një çështje tjetër që kemi pasur shumë diskutime me shumë vlerë në Washington është dhe intensifikimi i marrëdhënieve në planin ekonomik. Këto marrëdhënie shumë të mira mes dy qeverive duhet të shoqërohen dhe në planin ekonomik. Fakti që kompani me reputacion të lartë ndërkombëtar sikurse është ‘Bechtel’ që po investon për të garantuar pavarësinë energjitike të Shqipërisë në projektin e madh të Skavicës. Këto janë projekte që jo vetëm gëzojnë dhe marrin mbështetjen e ligjvënësve amerikanë dhe natyrshëm janë investime që certifikojnë atë që ka arritur deri më tani ekonomia shqiptare.
E fundit, unë mendoj që ka një vlerë të rëndësishme. Kam falenderuar posaçërisht përfaqësuesit e lartë të SHBA-së për mbështetjen që i japin Shqipërisë në kuadër të implementimit dhe miratimit të reformave të rëndësishme dhe në kuadër të rrugës europiane të Shqipërisë. SHBA mbështesin fuqimisht rrugën europiane dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Unë shpresoj dhe kemi ende shumë ditë kohë deri në 31 dhejtor për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe SHBA në çdo rast, edhe përmes kontakteve të drejtëpërdrejta me Brukselin, e kanë kërkuar një gjë të tillë.