Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se 5259 anëtarë të KLuvendit Kombëtar të partisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Nga selia blu, Bardhi tha se vetëm 1126 delegatë kanë refuzuar pjesëmarrjen, teksa paralajmëroi edhe ndëshkime për 11 kryetarë degësh, kjo pasi sipas tij nuk janë angazhuar në procesin e informimit të demokratëve për 18 dhjetorit.

“Anëtarët nuk i kanë hedhur në kosh, ato kanë konfirmuar masivish pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nën prezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen, 5259 të Kuvendit të Kombëtarë, ose 69% e tyre. 1126 nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke refuzuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, janë në proces njoftimi, një pjesë janë në emigracion, ndërsa në 11 degë të partisë, duke qenë se nuk janë njoftuar nga kryetarët degëve që nuk janë përfshirë në këtë proces, një raport të plotë dhe do ia kalojë dhe do kërkojmë thirrjen e Kryesisë për të parë vendimet që do marrë për papërgjegjshmërinë e këtyre kryetarëve të degëve”, tha Bardhi.

Të gjitha këto shifra, Bardhi i publikoi si një përgjigje për Sali Berishën, i cili sipas numrit 2 të PD-së, ai ka përdorur një gjuhë përçarëse.

“I përshëndes ato qindra demokratë që i kanë grisur dhe po refuzojnë mencurisht anti-kuvendin e turpshëm apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi”, ishte mesazhi i Berishës, që u publikua në selinë blu nga Bardhi.

“Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja nevojën me thirrjen e Kuvendit, në 15 nëntor vendosi thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor në orën 11:00. për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e Berishës, vijoi edhe pas vendimit te kryesisë, ku çdo anëtarë do duhet të marrë pjesë për të diskutuar si një familje e madhe për çdo problematikë që mund të ketë në PD. Dua para se të ndjekim një material dhe t’ju informojmë për procesin e organizimit, falenderoj të gjithë kryetarët e degëve të PD në këtë komunikim publik, për përgjegjësinë e lartë në këtë proces, komunikimin intesiv me strukturat dhe me përgjegjësinë e lartë për ndjekjen e procesit të informimit të demokratëve”, tha Bardhi.

Njoftimi ka vijuar me leximin ‘live’ të 5259 delegatëve që kanë firmosur për 18 dhjetorit.

Shifrat e deklaruara nga PD për 18 dhjetor
Dibër- 352
Korçë- 326
Berat – 287
Lezhë – 258
Shkodër – 389
Gjirokatsër- 205
Vlorë – 342
Fier – 508
Durrës – 308
Elbasan – 544
Tiranë – 1326
Kukës – 112