Nga Aranit Muraçi/ Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, nga selia e PD-së, u bëri thirrje pak kohë më parë demokratëve që të mos hanë bar, siç ishte propoganda e kohës gjatë viteve të komunizmit, duke shkaktuar reagime të shumta.
Deklarata e saj solli edhe zemërim në një pjesë të mirë të elektoratit të djathtë.
Ajo e bëri këtë deklaratë pak kohë para se Lulzim Basha të pezullonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar Demokrat. I shpallur “non-grata” nga DASH, Berisha u pezullua nga Basha pas një ultimatumi që ky i fundit mori prej Administratës Amerikane të Joe Biden.
PD-ja pas këtij vendimi është përçarë dhe është përfshirë në një betejë të ashpër brenda radhëve të saj, për postin e kryetarit.
Mediat publikuan mbrëmjen e djeshme foto të diktatorit Enver Hoxha dhe disa prej njerëzve më besnikë të partisë, të cilët pretendojnë se pas rënies së komunizmit janë ata që e themeluan dhe po e mbrojnë edhe sot e kësaj dite me fanatizëm pluralizmin.
Ishin publikuar edhe më herët foto të cilat provonin lidhjen e Berishës me familjen e Enver Hoxhës dhe regjimin. Pak vite pas ndryshimeve politike për herë të parë janë publikuar fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha.
Të përfshirë në një betejë të ashpër me “Imperializmin Amerikan” si dikur, shprehja “bar do të hamë por … do të fitojmë”, rikthen në kujtesë thirrjen e pak kohëve më parë të Yuri Kim. Amerikanët me siguri e njihnin mirë Shqipërinë, edhe më mirë se shqiptarët, edhe atëherë kur ata nuk ishin këtu, mes nesh.
A po gabojnë edhe më tepër ata që po përpiqen të “përçajnë” sot SHBA-të, ngaqë politikën e tyre nuk e pranon Perëndimi, në vend që të ishin distancuar me kohë nga bari që rikujtoi Kim?