Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka shpallur sot ‘luftë’ edhe korrupsionit brenda partisë që ai drejton. Ai tha se PD do të ndahet nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë. Për Bashën, ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë fajtorë dhe faji i tyre është personal e nuk mund të ndahet!

“E kam thënë më parë, e përsëris sot, se misioni im dhe i PD është lufta kundër korrupsionit, që ashtu si dekriminalizimi – është jetike për Shqipërinë. Kjo është beteja jonë parimore, të cilën e kemi imponuar edhe brenda radhëve tonë, duke kërkuar largimin e njerëzve të lidhur me krimin, e atyre që kanë abuzuar me pushtetin, duke mbajtur një qëndrim moral, në një kontrast të qartë me kundërshtarët tanë, pasi si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër. Ndaj edhe vjimin e betejës për vijmin e këtij misioni, ne kemi kërkuar vetingun e politikanëve, që është një mjet për të pastruar politikën nga korrupsioni – i cili është armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Dhe në këtë përpjekje për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, monopoleve, krimit të lidhur me politikën, unë dhe Partia Demokratike do të mbështesim drejtësinë që kanë filluar të jap shenjat e para në goditjen e korrupsionit në nivele të larta, duke konfirmuar se betejat tona, si në rastin e inceneratorëve, ishin të drejta dhe në shërbim të qytetarëve. Ashtu sic do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me luftën e pakompromis kundër korrupsionin galopant të qeverisë Rama, që është sot qeveria me e korruptuar ne Europë. Dhe për ta ndarë në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të ardhmen nga e shkuara, ne jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin brenda vetes, për të ecur përpara dhe për të sjellë një ndryshim real për shqiptarët. Fatkeqësisht të gjithë në këtë sallë dhe jashtë saj e dimë se ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!! Dhe sot dua të deklaroj këtu para jush se për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!!! Ne nuk jemi të gjithë njëlloj. Boll më! Ne sot do ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin JANË thjesht fajtorë, faji i tyre është personal dhe nuk mund të ndahet! Ndërsa ata që i vuajnë pasojat e këtij abuzimi janë vuajtës”, tha Basha.