Selia e Partisë Demokratike duket se do të vijojë të jetë epiqendër e zhvillimeve politike përgjatë muajit dhjetor. Lulzim Basha, përballë forcës që po tregon Sali Berisha, nuk ka zgjedhur që të rrijë duarkryq. Ai ka thirrur sërish mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, në një hark kohor brenda më pak se 10 ditësh nga mbledhja e fundit. Në një mesazh, numri 2 i selisë blu, Gazment Bradhi ka njoftuar demokratët që mbledhja e radhës është sot ora 17:30 në sallën e mbledhjeve. Sipas burimeve në mbledhjen e radhës pritet edhe zëvendësimi 11 anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve, mes tyre dhe Edi Paloka, të cilët u shkarkuan pak ditë më parë.

” Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, tha Bardhi.

Mbledhja e fundit ë Këshillit Kombëtar të PD-së ishte në 12 dhjetor ku u miratua një rezolutë që e krahasoi Sali Berishën si Enver Hoxha duke cilësuar Kuvendin e 11 dhjetorit si lëvizje anti-Amerikane.