Deputeti i PD, Edi Paloka ka dhënë komentin e tij mbi referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që do të mbahet më 18 dhjetor, përmes procesit “1 anëtar, 1 votë”.
Paloka shprehet se vetëm vota mund të zgjidhi këtë krizë të krijuar nga Basha, duke shtuar se ai refuzoi të votëbesohej nga demokratët më 9 shtator, diçka që siç theksoi deputeti ia kishte kërkuar disa herë.
Deputeti i PD ka thumbuar duke thënë se një kryetar partie që nuk pranon votën e anëtarëve të tij dhe bën çdo hile për të mbajtur karrigen duke shkatërruar partinë, nuk meriton asgjë.
“Më datë 18 dhjetor demokratet do të votojnë në referendum. Ata vendosin jo disa karrige në seli që në fakt nuk i lidh asgjë me PD!”, shkruan ai.
“Vota eshte ajo qe mund ta kishte zgjidhur qe ne fillim kete krize te shkaktuar nga Basha. Qe ditet e para ja kam kerkuar edhe ne sy edhe publikisht qe minimalisht duhej te votebesohej nga demokratet pas 9 shtatorit. Nuk e pranoi kurre voten megjithese ishte e vetmja menyre per te shmangur percarjen. Ne se kishte shumicen e demokrateve , sic deklaron, atehere do ta ndiqnim te gjithe . Po nje kryetar partie qe nuk pranon voten e antareve te tij dhe ben cdo hile per te mbajtur karrigen, duke shkatërruar partine , nuk meriton asgje . Justifikimin se eshte zgjedhur pak muaj me pare me 80% te votave, ta ruaj per te tjere, jo per ne qe e dijme se si u zgjodh. Me date 18 dhjetor demokratet do te votojne ne referendum. Ata vendosin jo disa karrige ne seli qe ne fakt nuk i lidh asgje me PD !”, shprehet Paloka përmes një postimi në rrjetin social Facebook.