Në mediat sociale ka pasur kohët e fundit një polemikë, kur Floriana Garo u shfaq në krah të Sali Berishës në foltoret e tij, ndërkohë vjehrra e saj njihet për mendimin e saj kundër Sali Berishës. Lumturi Ratkoceri, ishte sot në Top Talk, ku tregoi se nëse ky debat politik, e ndan atë nga nusja e saj. Patozi e Murrizi… tek çelësat e bravat! Si është ndarë 12 herë Partia Demokratike. Ajo fillimisht komentoi situatën në PD dhe moemntin kur ajo vetë zgjodhi të mos i besonte më Sali Berishës.
“Prej kohësh Berisha hodhi poshtë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për Bashën dhe kjo që po ndodh tani duhet të kishte ndodhur para 4 viteve , kur Basha humbi në 2017. Por jo tani, se tani tregon që çdo gjë që Sali Berisha bën, nuk ka asnjë lidhje me demokratizimin e PD. Momenti kur Berisha vendosi të reagojë ishte momenti ku u prek interesi i tij.
Me Florianën ne kemi bërë një pakt, ne jemi të dyja të djathta, objektivi që Shqipëria të jetë shtet i së drejtës, ne ndahemi tek strategjia dhe se kush do ta bëjë atë. Duke qenë se kam një eksperiencë më të gjatë jete, se dikur në 2011 të njëjtin mendim kam ndarë dhe unë për Berishën , ndryshimi im ndodhi në 2011.
Zhgënjimi ndodhi kur pashë realisht se kush ishte kjo qeveri që unë e adhuroja Berishën, dhe kontraditat e para ishin me tim atë i cili thoshte mos ma sha Sali Berishën.
Tani me nusen time duke qenë se kishim një mendim ndryshe për strategjinë , ne bëmë një pakt , çfarë kemi dashurinë, lidhjen tonë, se ne jemi si shoqe, s’ka asnjë lidhje me atë çfarë ne mendojmë politikisht dhe kjo është demokracia, tolerance. U përpoqa t’ia ndryshoj mendjen, dhe argument i saj është kush mundet ta bëj këtë gjë.
Dhe fakti që Rama është bërë i plotfuqishëm për faj të Bashës, tani duhet thënë që Berisha është një manipulator i jashtëzakonshëm, nuk është se këta të rinj janë antiamerikan. Nusja ime dhe të rinjtë që janë aty, janë idealist“, tha ajo./TCH