Beniada, një prej banoreve të shtëpisë më të famshme të momentit në Shqipëri “BB VIP”, është kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar.

Ajo la Italinë për eksperiencën në Shqipëri, ndërsa të gjithëve na ka bërë përshtypje qoftë edhe njëherë të vetme mënyra e lezetshme si flet shqip.

Beniada nuk e ka harruar origjinën dhe gjuhën e saj, teksa mundohet që t’i përshtatet banorëve e shpesh bën “gafa” që na shkrijnë së qeshuri.

“Për kokën e Zotit” është një shprehje e Beniadës që do të na mbesë gjatë nga ky edicion i “Big Brother”.

Së fundmi, Beniada ishte duke diskutuar me banorët e tjerë për këngëtarin e saj të preferuar dhe fillimisht u shpreh se vdiste për Ledri Vulën. Mirëpo, ca sekonda më vonë kuptoi se kishte ngatërruar person dhe s’po ia gjente dot emrin këngëtarit të saj të preferuar.

“Betrini, Betrinti, Betrunti…”- tha ajo duke iu referuar këngëtarit Butrint Imeri, ndërsa të gjithë ia plasën gazit.

Madje, video e saj epike po bën xhiron e rrjetit.

 

Ky moment nuk i ka shpëtuar as “të zotit të punës” që duket se gjithashtu ka qeshur me Beniadën. Në InstaStory, Butrinti shkruan:

“Betrini, Betrinti, Betrunti”, duke e shoqëruar me një story tjetër të një emoji duke qeshur me lot dhe një zemër të kuqe.

Beniada ia fitoi zemrën edhe Betrinit/Betrintit/Betruntit.