Askush nuk ka ngelur pa u përfshirë në një bisedë për trekëndëshin e dashurisë: Bora – Donald – Beatrix. Ditët e fundit kanë qenë më intensivet dhe duhet pranuar që e gjithë Shqipëria është ndarë në dy grupe: Ata që janë pro çiftit Donald-Beatrix dhe ata që duan Donaldin dhe Borën.

Megjithatë aktori i njohur e tha fjalën e tij në live-in e fundit dhe ajo që do është Beatrix.

Nga ana tjetër, pa folur fare, pa shprehur as keqadhje, as lëndim, pa postuar asnjë gjë prej gjëje, njerëzit e kanë dashur. Dhe këtë e tregojnë më mirë se çdo gjë numrat: Instagrami i saj është rritur ndjeshëm tre ditët e fundit, që në gjuhën e ekonomisë përkthehet në më shumë infuencë dhe rrjedhimisht pagesa më të mira. Megjithëse humbi një Donald, Bora ka marrë shumë dashuri dhe mbështetet nga të gjithë, dhe kjo nuk është gjë e vogël./revistawho