Borussia Dortmund nuk ka hequr dorë plotësisht nga ideja për të mos e humbur Erling Haaland në fund të sezonit. Kontrata e sulmuesit norvegjez skadon më 2024, por në fund të sezonit aktual do t’i aktivizohet klauzola e lirimit prej 75 milionë euro, e cila do t’i lejonte atij të largohej nga qyteti i “Ruhr” për t’u transferuar diku tjetër (ndoshta në Madrid). Sipas asaj që raporton “Bild”, vrdhezinjtë kanë provuar një lëvizje të fundit për ta bindur atë të qëndrojë.
Dortmundi në fakt ka në mëngë edhe një as të fundit që mund ta luajë, pikërisht marrëveshjen faraonike të nënshkruar me “Puma”. Nga atje, fondet e nevojshme mund të vijnë për ta bindur Haaland të qëndrojë në Gjermani. Me kontratën aktuale, ish-ylli i Salzburgut fiton 8 milionë euro në sezon, por falë marrëveshjes së përcaktuar mes kompanisë verdhezi dhe liderit në botën e veshjeve sportive, paga e tij do të dyfishohej. Ai do të fitonte 16 milionë euro, më shumë se sa fiton flamuri i klubit, Marco Reus (12 milionë në vit), i cili aktualisht është lojtari më i paguar në skuadër.