Britania e Madhe dorëzohet para Omikronit. Kryeministri Boris Johnson njoftoi se nga e Hëna nis aplikimi i certifikatës së gjelbër, pa të cilën nuk mund të hyhet më në diskoteka, bare e restorante.
Autoritetet britanike kishin premtuar se do ta shmangnin sa të mundeshin aplikimin e certifikatës, në mënyrë që të mos krijonin ndasi në popullatë. Por kryeministri Johnson tha se varianti i ri është më i rrezikshmi pasi përhapet më shpejt se gjithë variantet e tjerë.
Si masa shtesë, rikthehet detyrimi i maskave në të gjitha ambientet e mbyllura dhe nxitet sërish puna nga shtëpitë kur është e mundur. Me mbi 76% të popullsisë të vaksinuar, vdekshmëria mbetet e ulët me periudhën para vaksinimit në këtë vend.
Të larta mbeten shifrat e pandemisë në Gjermani, ku këtë të Enjte autoritetet njoftuan për një rekord të ri prej 527 vdekjesh ditore, shifra më e lartë që prej Shkurtit. Spitalet janë drejt ezaurimit të kapaciteteve në terapinë intensive në shkallë kombëtare.
Shifrat më të larta të infektimeve ditore që prej prillit shënuan edhe Franca dhe Italia.