Komiteti i ekspertëve ka rekomanduar reduktimin e kohëzgjatjes së certifikatës së Covid në 3 muaj. Vendimi përfundimtar do të merret nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të shqyrtojë propozimin e shkencëtarëve dhe pritet të vijojë me njoftimet përkatëse.
Sipas sugjerimit, të gjitha certifikatat e lëshuara deri më 30.10.21 do të skadojnë më 1.31.22. Nëse propozimi i komitetit do të miratohet, ky do të jetë një hap tjetër për të rritur numrin e të vaksinuarve. Pas 3 muajsh, pacientët do të kenë një muaj kohë për tu vaksinuar kundër koronavirusit dhe për të marrë certifikatën e vaksinimit, në mënyrë që të lëvizin lirshëm, raporton abcnews.al
Nëse qytetarët nuk vaksinohen, nuk do të kenë akses në hapësirat e mbyllura siç po ndodh aktualisht më të pavaksinuarit në vendet e tjera të botës. Sipas masave të fundit, mund të hyjnë në bare, restorante apo ambiente të mbyllura vetëm të vaksinuarit.
Rikujtojmë se dje ministrat e Bashkimit Europian diskutuan që vlefshmëria e certifikatës së vaksinimit ta reduktohet në 9 muaj. Pra, nëntë muaj nga bërja e dy dozave, nëse nuk aplikohet një dozë e tretë, atëherë certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme.
Presidenca sllovene ka sugjeruar që kjo masë të hyjë në fuqi nga 1 shkurti dhe vendimi pritet të merret në nivel ambasadorësh javën që vjen. Ndërkohë kjo masë është marrë parasysh nga Republika Serbe ku vlefshmëria e vaksinës do të reduktohet në 9 muaj duke nisur nga janari i këtij viti.
Vendimi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në vend Adam Vojtěch.