Ritvana Fetahu, ishte konkurrentja e parë nga vajzat, e cila u prezantua gjatë këtij viti.
Po mesa duket rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë dhe ajo nuk arriti ta gjente dashurinë.
Sot, prezantuesja, Bora Zemani tha se Ritvana kishte kërkuar largimin nga programi.
Sipas saj Ritvana do të qëndronte deri në dhjetor, për shkak të problemeve shëndetësore, por situata midis saj Mikelës dhe Erjonit krijoi tensione dhe ajo refuzoi të paraqitej në program dhe ‘theu’ afatin vendosur.
Mikela: Unë do doja që të ishte këtu, nuk kisha gjë me Ritvanën. Doja të shihja Erjonin ku ishte, nuk pati respekt nga ana e të dyjave. Nuk kam komunikim me Ritvanën, ishim në një event dje dhe thjesht u përshëndetëm, por gjërat nuk janë si më përpara.
Kujtojmë se Ritvana dhe Mikela patën një përballje në Prime nga fundi i Nëntorit, pasi miqësia e tyre po krisej për shkak të Erionit.
Ritvana: Nuk kishte asnjë interes ndaj Erionit?
Mikela: Je e sigurt? Kur e shoh që nuk e zgjedh në takim, do e zgjedh unë.
Ritvana: Nuk e besoj këtë. Thjesht tu duk shumë burrë që kur e pe tek ditëlindja ime.
Mikela: Që kur e kam parë në takimin 4 minutësh në audicione, më ka pëlqyer. Që kur më pëlqen në audicion, si mund të hy në mesin tuaj? Unë e ftoj atë djalë se kam interes.
Ritvana: Do flasësh vetëm? Do bësh dialog me veten? Kur kisha shkëputje nga program, e shfrytëzove atë moment.
Mikela: Jo, e ke parë në backstage. Mos më kërko llogari.
Ritvana: A ka mundësi të flas?
Mikela: Po nuk të pëlqeu biseda, çohu dhe ik. E ke treguar gjithë këto ditë sa respekt për mua.
Ritvana: Se të kam qëndruar afër? Se ke pasur ngarkesë emocionale?
Mikela: Ti ke thënë që të kam hyrë në mes dhe gjithë kohës, çdo gjë që ta them e merr ose në mënyrë ironike ose ofenduese. Së fundmi i merr gjërat si do vet.
Ritvana: Të dyja e bëjmë. Ti ke filluar të flasësh vrazhdë dhe unë kam filluar ti marr gjërat kështu.
Mikela: Le të vendosë Erioni. Kam frikë sepse mund të humb ty ose atë dhe e di që kjo do më lërë shije shumë të hidhur.
Ritvana: Kush të tha që kam vendosur të luftoj për Erionin?
Mikela: Dole nga studio duke qarë.
Ritvana: Po jo duke sharë. Erioni është askush para teje. Mikela je shumë e lodhshme, nuk më lë të mbaroj.
Mikela: Dëgjo dhe vazhdoje.
Ritvana: Unë nuk flirtoj.
Mikela: E kam vënë re që ke flirtuar dhe një herë jam cuar unë.
Ritvana: Ti vdes për drama.
Mikela: Nuk vdes për drama, jam xheloze.
Ritvana: Dëgjo të flas unë se flet shumë. E zgjodha se desha.